Aksidenti me vdekje në aksin Elbasan-Peqin. Emri i viktimës
Aksident automobilistik në aksin rrugor Elbasan-Peqin me pasojë vdekjen e një shtetasi. Ngjarja ndodhi të dielën pasdite. Mjeti me targë AA 553 LE drejtuar nga shtetasi D.G, 40 vjeç banues në Fier, është përplasur me motorçikletën e drejtuar nga shtetasi Kujtim Rrasa, rreth 50 vjeç banues në Lushnje.
Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorçikletës Kujtim Rrasa.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



