E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksion kundër trafikut të armëve, arrestohet 48-vjeçari (VIDEO)
Lajme

Aksion kundër trafikut të armëve, arrestohet 48-vjeçari (VIDEO)

Një operacion i Policisë së Shtetit ka çuar në arrestimin e një 48-vjeçari në Tiranë, i dyshuar për përfshirje në trafik armësh zjarri.

Në pranga ka rënë Ligor Mehmet, i cili u kap në flagrancë ndërsa transportonte armë me automjet, me dyshimin se do t’i shiste në zonat e Freskut dhe Tufinës.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni i koduar “Barriera”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4, goditi një rast konkret të tentativës për shitje armësh. Gjatë ndërhyrjes, efektivët ndaluan automjetin e 48-vjeçarit në rrugën “Myslym Keta”, në zonën e Tufinës.

Nga kontrolli i ushtruar në mjet, u zbuluan dhe sekuestruan tre armë zjarri: dy pistoleta dhe një armë taktike luftarake. Sipas hetimeve paraprake, këto armë dyshohet se mbaheshin me qëllim shitjen në tregun e paligjshëm.

Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar gjithashtu tre krehra me municion, automjetin që përdorte i arrestuari, si dhe telefonin celular të tij.

Operacioni u realizua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për një rast të posedimit të armëve me qëllim trafikimin e tyre.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, hetimet vijojnë për të identifikuar dhe persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Materialet procedurale i janë referuar organit të akuzës për veprime të mëtejshme ligjore.

Njoftimi i policisë;

Finalizohet operacioni i koduar “Barriera”. Goditet një rast i tentativës për të shitur armë zjarri.

Sekuestrohen 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 armë taktike luftarake).

Arrestohet 48-vjeçari Ligor Mehmet që i posedonte armët, me qëllim shitjen.

Ai u kap në flagrancë, në Tufinë, duke i transportuar armët, me automjet.

Në bazë të informacioneve të siguruara për një rast të posedimit të armëve të zjarrit, me qëllim shitjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin e koduar “Barriera”.

Gjatë operacionit, u vu në pranga shtetasi L. M.,  48 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u ndalua nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Myslym Keta”, Tufinë, ndërkohë që lëvizte me automjetin e tij.

Nga kontrollet në automjet, u gjetën 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 armë taktike luftarake), që dyshohet se ky shtetas i posesonte me qëllim shitjen në zonat “Fresku” dhe “Tufinë”.

Armët e zjarrit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 3 krehra me municion, automjetin që drejtonte shtetasi L. M. dhe celularin e tij.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetime për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.