E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akte barbare gjatë ndeshjes, dënohet me ndeshje pa tifozë dhe gjobë Tirana dhe Elbasani
Lajme

Akte barbare gjatë ndeshjes, dënohet me ndeshje pa tifozë dhe gjobë Tirana dhe Elbasani

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka publikuar vendimet pas incidenteve dhe dhunës së regjistruar në stadiumin “Elbasan Arena”. Si AF Elbasani ashtu edhe Tirana janë ndëshkuar me gjoba dhe me nga dy ndeshje pa tifozë në stadiumet respektive.

AF Elbasani u dënua me 500 mijë lekë gjobë për mosgarantim të rendit dhe sigurisë gjatë ndeshjes, lejim të hyrjes së personave të paautorizuar në fushë, si edhe për hedhje sendesh dhe rrezikim të sigurisë së lojtarëve dhe zyrtarëve të takimit. Klubi do të luajë gjithashtu dy ndeshje pa praninë e tifozëve, masë që do të nisë të zbatohet në sezonin 2026–2027.

Ndërkohë, KF Tirana është dënuar me 300 mijë lekë gjobë për hyrje të tifozëve në fushë, hedhje sendesh dhe sjellje që rrezikuan sigurinë në stadium. Edhe bardheblutë do të zhvillojnë dy ndeshje pa spektatorë.

Vendime disiplinore pati edhe për klube e zyrtarë të tjerë. KF Sopoti u gjobit me 300 mijë lekë për hedhje sendesh dhe kore fyese nga tifozët, ndërsa zyrtari i Bylisit, Arbër Sino, u pezullua me katër ndeshje për sjellje josportive ndaj arbitrave.

Komisioni njoftoi gjithashtu hapjen e hetimit disiplinor për incidentet në ndeshjen Partizani U-18 – Tirana U-18, ndërsa rrëzoi si të pabazuar kërkesën e Kukësit për aktivizim të parregullt lojtarësh nga kundërshtari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.