Aktivisti i PS ndahet nga jeta, Posta kërkon t’i marrë mbrapsht pensionin
Erion Braçe denoncon skandalin
Është ndarë nga jeta aktivisti i PS në Tiranë, Gugash Kamberi, pas një sëmundjeje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh.
Lajmi u bë publik nga deputeti Erion Braçe, i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale vlerësoi figurën dhe kontributin e Kamberit në radhët e socialistëve. Sipas Braçes, ai ishte një njeri i përkushtuar ndaj familjes dhe angazhimit politik, duke mbetur aktiv deri në fund, pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore.
Deputeti theksoi se Kamberi kishte dhënë mbështetje edhe në zgjedhjet e fundit, duke marrë pjesë në votim edhe pse ishte i paralizuar, një gjest që, sipas tij, dëshmon forcë dhe përkushtim të rrallë.
Megjithatë, krahas mesazhit të ngushëllimit, Braçe ngriti edhe një shqetësim serioz lidhur me një situatë që, sipas tij, përfshin Posta Shqiptare. Ai bëri të ditur se, sipas familjarëve të të ndjerit, postieri kishte dorëzuar pensionin dhe më pas ishte rikthyer për ta marrë mbrapsht gjatë së njëjtës ditë.
Braçe e cilësoi këtë veprim si të papranueshëm dhe jo njerëzor, duke kërkuar reflektim dhe përgjegjësi në raste të tilla, veçanërisht në një moment të ndjeshëm për familjen.
Ngjarja ka ngjallur reagime dhe pritet që institucionet përkatëse të verifikojnë rastin për të sqaruar rrethanat.
Postimi i plotë i Braçes:
GUGASH KAMBERI ISHTE NJE BURRE,
NJE PRIND, NJE GJYSH, I MIRE-MBETI I TILLE,
MBETET I TILLE!
Nje jete e tere e ndertuar permes punes, nderit, dinjitetit, miresise, semundjes qe e kufizoi por dhe jo;
Ishte aktiv deri ne fund!
GUGASH KAMBERI ISHTE NJE SOCIALIST;
Ne krye te nje familje qe na ka mbeshtetur pafund;
Edhe une e mora mbeshtetjen ardhur ne Tirane, prej tij dhe familjes se tij;
Ashtu i paralizuar nuk mungoi dhe erdhi ne qendren e votimit nje vit me pare, VOTOI edhe nje here; mua me mahnit forca e vendosmeria e te tille njerezve; MBI TE GJITHA ME BEN PERGJEGJES NDAJ TYRE, FAMILJEVE TE TYRE!
Dua ta ngushelloj FAMILJEN KAMBERI, gjithe te dashurit dhe miqte e tyre tek 5?sa, 9ta e kudo qe jane!
GUGASH TE QOFTE I LEHTE DHEU NE GJOKS;
U KUJTOFSH E NDEROFSH SIC ISHE-I MIRE!
______________________
Tani kam nja dy fjale;
Mesova nga familjaret qe sot ishte paraqitur ne familje postieri e kishte dorezuar PENSIONIN-te ardhurat; tani ne dreke ishte paraqitur perseri dhe kish kerkuar mbrapsht PENSIONIN-te ardhurat;
Nuk e di ku e gjeni kurajon te beni kete ne nje dite si kjo?!
NUK DI! JAM PA FJALE!
Ka qene gjalle ne MARS! Ishte gjalle edhe sot ne 1 PRILL!
Behuni njeeeeereeeeez!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



