E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuzohen për grabitje në Greqi, publikohen emrat e shqiptarëve
Bota

Akuzohen për grabitje në Greqi, publikohen emrat e shqiptarëve

Një vajzë mes tyre

Autoritetet greke kanë bërë publike identitetet dhe fotot e katër shtetasve shqiptarë, mes tyre edhe një vajzë, të cilët akuzohen për një tentativë grabitjeje të dhunshme me armë. Ngjarja ka ndodhur në muajin prill në zonën e Thermo, në rajonin e Etolisë-Akarnanisë.

Të përfshirë në këtë çështje janë Romeo Qosja, Lefter Toci, Mariol Toska dhe Fatbardha Shehi, ndaj të cilëve është ngritur procedim penal për tentativë grabitjeje të armatosur në mënyrë të përsëritur dhe me përdorim dhune.

Sipas hetimeve, tre prej të dyshuarve hynë në banesën e një çifti përmes një dere anësore, duke i kërcënuar me armë dhe duke ushtruar dhunë fizike ndaj kryefamiljarit me qëllim grabitjen. Situata u ndërpre kur djali i çiftit i vuri re, duke detyruar autorët të largoheshin me shpejtësi. Gjatë tërheqjes, njëri prej tyre qëlloi dy herë në ajër, pa shkaktuar të lënduar.

Pas ngjarjes, policia organizoi një operacion të koordinuar për kapjen e të dyshuarve. Një automjet ku ndodhej shtetasja femër u ndalua në zonën e kryqëzimit Sykia, ndërsa gjatë kontrollit u zbuluan edhe dy prej autorëve të fshehur në bagazhin e mjetit. Personi i katërt u arrestua më vonë në një banesë me qira.

Hetimet kanë zbuluar se dy nga të arrestuarit meshkuj ishin të arratisur nga një qendër paraburgimi, ndërsa një tjetër kishte përfituar leje të përkohshme disa ditore nga institucioni ku vuante dënimin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.