E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alarm në Krujë/ Flakët përhapen me shpejtësi në lagjet historike
Flash

Alarm në Krujë/ Flakët përhapen me shpejtësi në lagjet historike

Situatë alarmante në Malësinë e Krujës, ku flakët po përhapen me shpejtësi, ndërsa zjarrfikësit po përballen me terrenin e vështirë dhe ndryshimin e vazhdueshëm të drejtimit të zjarrit.

Rreziku tashmë nuk lidhet vetëm me pyjet, tokat apo banesat, por edhe me zona me rëndësi historike për qytetin e Krujës.

Sipas informacioneve nga terreni, në rrezik janë lagjet Barab, Varosh dhe Lluban, të cilat konsiderohen pjesë e rëndësishme e trashëgimisë dhe identitetit historik të qytetit.

Flakët po afrohen në drejtim të këtyre zonave, duke shtuar frikën se zjarri mund të shkaktojë dëme jo vetëm në prona, por edhe në pjesë të trashëgimisë së Krujës.

Situata paraqitet veçanërisht e vështirë edhe për forcat zjarrfikëse. Raportohet se disa prej zjarrfikësve që po luftojnë me flakët kanë mbetur të bllokuar, ndërsa ekipet e tjera po vijojnë përpjekjet për të kontrolluar vatrat.

Përhapja e shpejtë e zjarrit dhe ndryshimi i drejtimit të flakëve po e bëjnë ndërhyrjen edhe më të vështirë. Ekipet në terren po luftojnë për të penguar avancimin e zjarrit drejt zonave të banuara dhe lagjeve historike të Krujës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.