E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alarmi i prokurorit të Antimafias:Mafia shqiptare s’është si të tjerat
Flash

Alarmi i prokurorit të Antimafias:Mafia shqiptare s’është si të tjerat

Prokurori i Antimafias italiane, Nicola Gratteri e konsideron mafien shqiptare, si një mafie tejet të rrezikshme pas asaj të Ndraghetas.

Duke folur në një podcast, mbi transformimin e mafies në vende të ndryshme, Gratteri e sheh mafien shqiptare, si një rrjet tejet të strukturuar, kjo edhe falë ‘forcës e pushtetit’ që i lind nga paraja dhe korrupsionit të frikshëm që ekziston në Shqipëri.

‘Mafia shqiptare nuk është si të tjerat. Nuk është ajo e sulmeve në vilë. Është një mafia mjaft e strukturuar, që është shumë e pasur në vendin e saj, falë edhe një korrupsioni të frikshëm atje’.

 

Sipas Gratterit,sot, mafiet nuk kërkojnë më dukshmëri, por konsensus të heshtur. Duke mos synuar më ‘rrugët’, por ato që prokurori i Antimafias, i cilësoi si rrjedha ekonomike.

‘Ato nuk kufizohen më vetëm në kërcënime fizike, por ndërtojnë rrjete të padukshme pushteti.”

Magjistrati Antimafias thekson se si kanë evoluar organizatat kriminale: Nga dhuna e hapur në infiltrimin sistematik të sektorëve ekonomikë, politikë dhe institucionalë.

‘ Mafia po ndryshon, por nuk humbet forcën’, thekson Gratteri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.