Alis këndonte “Nân”, flamuri i Kosovës “tërbon” serbët
Një episod tensioni është regjistruar në Qendrën e Mediave gjatë festivalit të Eurovision 2026 që u zhvillua në Vienë, ku është përfshirë një pjesëtare e delegacionit serb.
Sipas Albert Limani, i cili ndodhej në sallën e mediave së bashku me ekipin e RTK, një grua ka reaguar ndaj valëvitjes së flamurit të Kosovës gjatë performancës së artistit shqiptar Alis Kallaçi.
Limani shprehet se ajo ka tentuar të largojë flamurin, duke pretenduar se nuk lejohej në ambientet e eventit. Ai ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, e cila më pas është mbyllur pa incidente të tjera.
“Flamuri i Kosovës do të valojë dhe do të jetë i pranishëm kudo, ndërsa ne do ta mbrojmë në çdo rrethanë”, citohet të ketë deklaruar ai.
Ngjarja ka ndodhur gjatë finales së festivalit, në momentin kur Kallaçi interpretonte këngën “Nân”, një baladë me ngarkesë emocionale që trajton lidhjen mes nënës dhe fëmijës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



