E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadori Lu nuk dëgjon fjalimin e  Ruçit
Politikë

Ambasadori Lu nuk dëgjon fjalimin e Ruçit

Ambasadori amerikan Donald Lu ka “bojkotuar” sërish sot kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin.

Pas mungesës në seancën e ditës së shtunë kur Zoti Ruçi u zgjodh kryetar Kuvendi, në seancën e sotme Ambasadori Lu hoqi kufjet, nga ku dëgjohen fjalimet e përkthyera, në momentin që Zoti Ruçi mori fjalën, pas fjalimit të Kryeministrit Rama.

Kamerat e televizionit News 24 kanë fiksuar momentin kur ambasadori heq kufjet.

I pyetur nga gazetarët, gjatë pushimit të seancës, Zoti Lu nuk e ka mohuar veprimin e tij, por ka preferuar të mos e komentojë atë, duke u shprehur: “Nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje.”

Mungesa e përfaqësuesve të ambasadës amerikane në konstituimin e Kuvendit të ri të vendit ishte një gjest që ndodhi për herë të parë më 9 shtator.

Megjithëse Ambasada Amerikane nuk ka dhënë asnjë shpjegim, duket se bojkoti është kundrejt kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Sipas disa dokumenteve të Ambasadës Amerikane të vitit 2009, publikuar nga Wikileaks:

“Ruçi ka lidhje të hershme me narko-trafikantë dhe bandat e krimit të organizuar. Ruçit gjithashtu i është ndaluar hyrja, në mënyrë të përhershme, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej vitit 2005.”
Nuk ka asnjë dyshim se Kryeministri Edi Rama ka qënë i informuar për këtë fakt përpara se ta propozonte Gramoz Ruçin për kryetarin e ri të Kuvendit.

Por, Kryeministri i injoroi dhe po vazhdon t’i injorojë këto shqetësime legjitime si të opozitës dhe të përfaqësive të huaja duke i thurrur lavde Gramoz Ruçit si figurë e madhe politike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.