E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadorja e BE-së në Shqipëri merr zyrtarisht detyrën
Bota

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri merr zyrtarisht detyrën

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, pritet të dorëzojë sot kredencialet e saj te Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Ceremonia zyrtare është parashikuar të zhvillohet në orën 09:30, në kuadër të marrjes së detyrës së re nga diplomatja portugeze.

Moreira de Sousa do të pasojë në këtë post diplomatin italian Silvio Gonzato, i cili ka përfaqësuar Bashkimin Evropian në Shqipëri.

Diplomatja portugeze vjen në Tiranë me një përvojë të gjatë në institucionet dhe shërbimin diplomatik evropian. Përpara emërimit si ambasadore e BE-së në Shqipëri, ajo ka mbajtur detyrën e Drejtuese së Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Portugali.

Në karrierën e saj diplomatike, Moreira de Sousa ka shërbyer gjithashtu si Ambasadore e Bashkimit Evropian në Kepin e Gjelbër.

Marrja e detyrës në Tiranë e vendos atë në krye të përfaqësimit diplomatik të BE-së në një periudhë të rëndësishme për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.