E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
AMP ndalon punonjësin e policisë në Tiranë (EMRI)
Lajme

AMP ndalon punonjësin e policisë në Tiranë (EMRI)

Një oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë është ndaluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pas dyshimeve për shkelje të rënda në ushtrimin e detyrës.

Bëhet fjalë për Admir Elezin, ndaj të cilit rëndojnë akuzat për “shpërdorim detyre” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Sipas të dhënave zyrtare, ndalimi i tij lidhet me një rast të ndodhur më 10 mars 2026.

Në atë datë, oficeri kishte kryer arrestimin në flagrancë të një shtetasi me iniciale H. Sh. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij të fundit ishte gjetur dhe sekuestruar një shkop metalik, i dyshuar si mjet i ftohtë.

Megjithatë, gjatë administrimit të provës materiale, efektivi nuk ka ndjekur procedurat standarde të punës. Dyshohet se veprimet e tij kanë ndikuar në deformimin apo komprometimin e provave, duke vënë në pikëpyetje integritetin e procesit hetimor.

Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ndaj tij është ndërmarrë masa e ndalimit me iniciativë, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë në këtë çështje.

NJOFTIMI:

 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar me iniciativë punonjësin e policisë N/Komisar A. E., me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” parashikuar nga nenet 248 dhe 301 i Kodit Penal.

Ndalimi i tij u bë i mundur pasi në datën 10.03.2026 ka kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit H.SH, të cilit gjatë kontrollit teknik iu gjet dhe sekuestrua një shkop metalik i dyshuar si armë e ftohtë.
Gjatë kryerjes së veprimeve proceduriale të administrimit të sendit, punonjësi i policisë nuk ka vepruar në përputhje me procedurat standarde të punës duke ndikuar në tjetërsimin e provave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.