E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Andi Bejtja : Rama hodhi poshtë çdo shkollë politike Europiane, Amerikane apo dhe Ruse.
OP-ED

Andi Bejtja : Rama hodhi poshtë çdo shkollë politike Europiane, Amerikane apo dhe Ruse.

Andi Bejtja
 NUK E KISHIM PARE NDONJEHERE KETE…

Pa i hyre fare historise kush pale ka të drejtë në këtë histori: A ka të drejtë Kryeministri apo ka të drejtë Kryeopozitari, a ka faj njeri apo kanë faj të dy, sot pamë diçka që nuk e kemi parë ndonjëherë në politikë, apo në të ashtëqujaturën diplomaci e negociatave: Kryeministri thotë një javë pas negociatave të para serioze, se palës tjetër që jemi në negocim, nuk mund t’i bejmë aq shumë lëshime, sa I bëmë një javë më parë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë, thyen çdo shkollë politike Europiane, Amerikane apo dhe Ruse.

Me kalimin e orëve, kohës, çdo palë lëshon gjithmonë e më shumë, e jo të rrudhet duke hequr çka dhënë në negociata disa kohë me parë. Kjo është e pazakontë, çka mund të fshehë dhe një dëshirë të pazakontë, çka mund të jetë që me të vërtetë për një dy apo njëmijë arësye të palexuara mirë Kryeministri nuk është dhe aq I interesuar që opozita të marrë  pjesë ne zgjedhje. E paça gabim!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.