Anglishtja e Çuçkës së Kolonjës

Video

Në një takim të nivelit të lartë mes përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe autoriteteve vendore, kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai , i njohur ndryshe si “Çuçka e Kolonjës”  u përpoq të lëshonte mesazhe për integrimin dhe zhvillimin rajonal. Por fjalimi i tij në anglishten me theks karakteristik “ersekar” nuk la mbresa diplomatike. Përkundrazi, përfundoi si material “meme” në rrjete sociale, duke shkaktuar të qeshura e ironi në TikTok dhe Instagram.

Mes batutave për GDP-në dhe një përmendjeje të paqartë të Donald Trump-it, performanca e Çuçkës më shumë ngjante me një sketch humori sesa me një dalje zyrtare. “Në vend të operacioneve plastike që ka bërë, më mirë të kishte bërë një kurs anglishteje”, shkruan një komentues në rrjet.

Por përtej anglishtes “entertainuese”, Erion Isai përflitet për një realitet të errët pas pushtetit lokal në Kolonjë. Emëruar nga Edi Rama në krye të Bashkisë së Ersekës, Isai dyshohet se ka ngritur një skemë klienteliste tenderash, nga të cilat ka përfituar ekonomikisht. Pasardhës i karrierës si aktor me një pagë mujore rreth 4 mijë dollarë, ai ka pranuar një pagë zyrtare shumë më të ulët si kryebashkiak  një zgjedhje që ngre pikëpyetje për burimet e mirëqenies së re, si banesa në zonën elitare të Kodrës së Diellit.

Sipas burimeve të “Prapaskena”, Erion Isai është përfshirë në komunikime private me përmbajtje të papërshtatshme ndaj të rinjve – përfshirë punonjës të bashkisë – ku ka ushtruar presion për favore intime. Në disa raste, ai ka propozuar raporte seksuale të natyrës grupore, ndërsa ka shkaktuar debate edhe me partnere të të rinjve, të cilëve i është afruar në mënyrë të përsëritur.

Në një nga rastet, ai ka tentuar të joshë edhe një gazetar të njohur, i cili ka mbetur i habitur nga përmbajtja e mesazheve të dërguara nga kryebashkiaku.

Megjithëse fillimisht këto denoncime u panë me skepticizëm, materialet që po qarkullojnë e që po analizohen, hedhin dritë mbi një sjellje të papërshtatshme për një funksionar publik.

Publikuar nga Publik Media