E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Motori përplaset me shtyllën, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë
Flash

Motori përplaset me shtyllën, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur sot rreth orës 13:35 në rrugën nacionale Vlorë–Fier, pranë një karburanti në afërsi të zonës ‘ELDA’.

Një motomjet tip “Piaggio” me targa AK653 ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike dhe më pas me një shtyllë tjetër prej druri. Si pasojë e përplasjes së fortë, dy persona që ndodheshin në mjet kanë mbetur të dëmtuar rëndë.

Të dy janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës. Fatkeqësisht, njëri prej tyre ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Viktima është identifikuar si Luan Llanaj, 19-vjeç.

Nga informacionet paraprake, mësohet se drejtuesi motorit është futur në parakalim duke humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:40, në rrugën “Demokracia”, pranë vendit të quajtur “Pusi i Mezinit”, dy shtetas, duke udhëtuar me një motomjet, dyshohet se kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi L. Ll., 19 vjeç, ndërkohë që shtetasi T. M. është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shtetasit që ishte në drejtim të motomjetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.