E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Apeli i “liron” një apartament Mirlinda Karçanajt dhe Ergys Agasit
Lajme

Apeli i “liron” një apartament Mirlinda Karçanajt dhe Ergys Agasit

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka ndryshuar pjesërisht vendimin e Shkallës së Parë lidhur me vendosjen e sekuestrove preventive për disa pasuri në kuadër të dosjes së AKSHI-t.

Në vendimin e shpallur këtë të martë, Apeli ka vendosur heqjen e sekuestros për disa pasuri, përfshirë edhe apartamentet në pronësi të ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, si dhe të biznesmenit Ergys Agasi, i cili rezulton në kërkim.

Po ashtu, vendimi prek edhe disa prej të pandehurve të tjerë, për të cilët janë liruar nga sekuestro shuma të konsiderueshme financiare dhe asete kompanish.

Sipas vendimit të gjykatës:

  • Për Gëzim Hoxhën është rrëzuar kërkesa e SPAK për sekuestrimin e aseteve të një shoqërie private në vlerën 123.6 milionë lekë.
  • Për Andis Papën janë liruar nga bllokimi dy shuma, përkatësisht 410.5 milionë lekë dhe 94.4 milionë lekë.
  • Për Elision Jorgjin është hequr sekuestroja mbi asetet e kompanisë së tij në vlerën 100.8 milionë lekë.
  • Për Ergys Agasin është hequr masa e sekuestros për një apartament në një objekt shumëkatësh në Tiranë.
  • Për Mirlinda Karçanajn është vendosur gjithashtu heqja e sekuestros për një apartament.

Gjykata ka rrëzuar kërkesat e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për këto pasuri, duke urdhëruar edhe institucionet përkatëse për ekzekutimin e vendimit dhe kthimin e aseteve tek subjektet përkatëse.

Ndërkohë, pjesa tjetër e vendimit të Shkallës së Parë është lënë në fuqi.

Vendimi i Apelit mund të ankimohet në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga njoftimi i tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.