E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Apeli lë në burg ish-drejtoreshën e Postës Durrës, Elisabeta Mataj
Lajme

Apeli lë në burg ish-drejtoreshën e Postës Durrës, Elisabeta Mataj

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-drejtoreshën e Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, e cila dyshohet se është përfshirë në vjedhjen e afro 700 milionë lekëve.

Bëhet fjalë për fonde që ishin parashikuar për pagesat e pensionistëve në qytetin e Durrësit, si dhe për qytetarët që përfitojnë ndihmë ekonomike.

Sipas raportimeve, Apeli ka lënë gjithashtu në fuqi masën “arrest shtëpie” për dy ish-vartëse të Matajt: ish-arkëtaren Paola Danaj dhe ish-shefen e financës, Valbona Duni.

Të treja dyshohet se kanë qenë të përfshira në skemën për përvetësimin e fondeve, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht mënyrën se si janë marrë paratë dhe përgjegjësitë konkrete të secilës prej të dyshuarave.

Vendimi i Gjykatës së Apelit vjen pas ankimit ndaj masave të sigurisë të caktuara më herët, ndërsa hetimi për ngjarjen vijon.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.