E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Apliko, o popull!
Lajme

Apliko, o popull!

Publikuar nga Andi Myrta

Kryeministri, i cili tani i del popullit si kukudhi, vetëm në pikë të mëngjesit, doli sërish sot.
Këtë herë njoftoi se qeveria do të kompensojë çdo dëm që kanë bërë, sipas tij, vandalët e flakës, dhe u bëri thirrje qytetarëve dhe bizneseve të aplikojnë në e-Albania.
Mirë shumë. Por nuk i sqaroi mirë procedurat dhe la ca detaje të vogla jashtë.
1. Po për 130 milionë eurot e Becchettit, të aplikojnë njerëzit në e-Albania?
2. Po për 100 e ca milionë eurot e inceneratorit, si bëhet aplikimi në e-Albania?
3. Po për qindra milionë eurot e AKSHI-t, aplikimi bëhet manual apo e bën vetë Diella automatikisht?
4. Po për 50 milionë eurot e Llogarasë, te cila rubrikë e e-Albania-s aplikohet?
5. Po për check-up-in, sterilizimin, laboratorët…?
6. Po aplikimet për Ronin dhe Ard Veliun, kur hapen?
7. Po këtyre që u kanë grabitur tokat e bregdetit, do t’ua bëjnë me aplikim apo ua bën vetë Kadastra?
Jo për gjë, por do të duhet një sistem më i fuqishëm se ato që ka shpikur Microsoft-i deri më sot, për të përballuar gjithë këto aplikime.
Halli është se, me gjithë punën e mirë të Shqipërisë Dixhitale, që kryeson botën, nuk do ta përballojë dot algoritmi gjithë këto aplikime.
Apliko, o popull, apliko!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.