E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arben Ahmetaj ka fshehur pasurinë; objekt i hetimi i SPAK, ka kryer disa vepra penale
Politikë

Arben Ahmetaj ka fshehur pasurinë; objekt i hetimi i SPAK, ka kryer disa vepra penale

Ministri duhet të jetë objekt i hetimi, ka kryer disa vepra penale

Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj ka mashtruar me deklaratën e pasurisë, duke konsumuar disa vepra penale njëherësh, si deklarim të rremë të pasurive, fshehje të transaksioneve bankare dhe mbase edhe pastrim parash.

Ahmetaj, i cili do të jetë pjesë e qeverisë së re, si ministër i një superdikasteri ku përfshihen financat, ekonomia dhe puna, në datën 31.05.2013, në numrin e llogarisë 000112879, ka kaluar 875.000 lekë ose rreth 8 mijë USD, për fushatën e Partisë Socialiste. Por, një shumë e tillë nuk figuron në deklaratën e pasurisë së tij, për vitin 2013, dorëzuar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive.

Financimi i fushatës nga ministri del në pah vetëm në raportin e audituesve të pavarur, të kontraktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për të kontrolluar shpenzimet dhe burimin e financimit të fushatës së Partisë Socialiste. Ligji nr. 9049, datë 10.4.2003 për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, neni katër pika 1, neni ‘h’, parashikon që subjektet e përcaktuara në nenin 3 të këtij ligji detyrohen të deklarojnë në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave brenda datës 31 mars të çdo viti, gjendjen deri më 31 dhjetor të vitit paraardhës të interesave private, brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë, burimet e krijimit të tyre, si dhe të detyrimeve financiare si më poshtë: çdo shpenzim i deklarueshëm, me vlerë mbi 300 000 (treqind mijë) lekë, i kryer gjatë vitit të deklarimit. Ligji është i qartë, duke detyruar çdo zyrtar që të deklarojë çdo shpenzim mbi 300 mijë lekë si dhe justifikimin e burimit të shumës së deklaruar me dokumentacion ligjor.

Neni 257/a i Kodit Penal parashikon që mosdeklarimi i pasurisë, interesave privatë të personave të zgjedhur ose nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim sipas ligjit, kur më parë janë marrë masa administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj. Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Referuar deklaratës së pasurisë për vitin 2013 dhe raportit të audituesve për financuesit e fushatës së PS, Ahmetaj duhet të jetë objekt hetimi nga organet ligjzbatuese.

Arben Ahmetajt deklaron në 2013:

Paga dhe shpërblime bruto si Anëtar i Parlamentit janar- shtator 2013 në vlerën 1 049 508 lekë.

Paga si Ministër i Ekonomisë për periudhën shtator- dhjetor 2013 në vlerën 508 004 lekë.

Pjesëmarrje në komisione 34 200 lekë.

Pagesa të marra për shpenzime telefoni dhe karburanti 449 500 lekë.

Pagesa të marra për dieta ditore dhe akomodim 206 936 lekë.

paga dhe shpërblime bruto të zonjës Albina Mancka deklarohen në vlerën 5 061 031 lekë.

Zonja Albina Mancka përfiton të ardhura nga dhënia me qira e zyrave në vlerën 10 800 euro.

Zonja Albina Mancka përfiton të ardhura nga dhënia me qira e ambienteve në vlerën 12 000 euro.

Kredi në bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi të pashlyer 439 euro, disbursuar më 05.01.2012, afat shlyerje 2 vjet, principal 10 000 euro.

Kredi ne bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi të pashlyer 31 381 euro, marrë më 24.08.2006 me principal 100 000 euro.

Kredi në bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi të pashlyer 10 243 euro, marrë më 16.11.2009 me principal 24 111 euro.

Detyrime të paguara në vlerën -3 539 euro për një kredi bankare të aktivizuar më 05.01.2012.

Detyrime të paguara në vlerën -11 297 euro për një kredi bankare të aktivizuar më 24.08.2006.

Detyrime të paguara në vlerën -3 827 euro për një kredi bankare të aktivizuar më 16.11.2009.

Zonja Albina Mancka ka shlyer leasing për blerje makine në vlerën -3 172 euro./Pamfleti.com

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.