Arben Ahmetaj paralajmëron “tërmet”: Më thanë do shkosh në të sëmës, por unë e kam ndarë mendjen dhe tani do flas!

Babloku ka frikë nga Arben Ahmetaj dhe këtë e dëshmojnë kërcënimet me jetë ndaj ish-zv/kryeministrit…

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish, pas “tërmetit” që shkaktoi herën e kaluar.

Nga Zvicra, ku dhe ka kërkuar azil, ai ka dhënë një intervistë për gazetarin Çim Peka në Syri Tv, e cila transmetohet  ditën e hënë 29 korrik.

Sakaq, televizioni ka publikuar një insert të intervistës së regjistruar, ku Ahmetaj thotë se e kanë kërcënuar nëse flet.

Më thanë do shkosh në të sëmës, do t’i lëmë fëmijët jetimë, do të fusim në burg gruan dhe ish-gruan nëse ti flet. Por unë e kam ndarë mendjen, tani do flas”, thotë Ahmetaj.

Po në këtë televizion, Arben Ahmetaj dha një intervistë dhe rreth 5 muaj më parë ku hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë së tij.

Ndërkohë, Ahmetaj u prononcua përmes një kamere të fshehtë edhe për emision “Report” të RAI, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka lidhje me krimin e organizuar. Cilat do të jenë këtë herë “bombat” e Ahmetajt?

Rama  ka frikë nga Arben Ahmetaj dhe këtë e dëshmojnë kërcënimet me jetë që Kryeministri i ka bërë më shumë se një herë zëvendësit të vet. E ka kërcënuar atë, fëmijët e tij, partneren me të cilën bashkëjeton, ish bashkëshorten dhe këdo që ai e di ku Ahmetajt i dhemb.

Megjithatë, ish zëvendësi i tij nuk zmbrapset. Përkundrazi! Sa herë del në media hap një faqe të re dëshmie, të cilën të gjithë presim ta shkruajë drejtësia.

Por drejtësia nuk flet. Ajo përndjek ikanakun dhe bën sikur nuk i dëgjon ato çfarë ai ka për të thënë.  Drejtësia betohet ta kapë dhe fusë në burg ikanakun, anipse ky i fundit ka dhënë më shumë se një herë prova se asgjë nuk do të ndodhte, asnjë qindarkë nuk do të ishte vjedhur nëse Edi Rama nuk do të ishte pjesë.

Publikuar nga Publik Media