E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Babai monstër që akuzohet se abuzonte seksualisht me vajzën e mitur prej 7 vitesh
Flash

Babai monstër që akuzohet se abuzonte seksualisht me vajzën e mitur prej 7 vitesh

Ky është 36-vjeçari Zamir Meta, i cili u arretua nga policia e Fierit pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Sheqishtë, Patos. Rasi i rëndë u zbulua pasi e mitura, 12 vjeç ishte larguar nga shtëpia në orën 04:00 të mëngjesit.

E ëma, rrëfeu se vajza, pasi ishte abuzuar nga babai ishte larguar dhe kishte shkuar te fqinjët.

“Jam nënë e 7 fëmijëve. Mbrëmë ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë. Në orën 04:00 më njofton vajza e dytë që ka ikur vajza e madhe nga shtëpia. 

U ngrita dhe nuk e gjeta vajzën, njoftova policinë. Policia e gjeti vajzën, ajo kishte treguar që babai e kishte përdhunuar.

Kur shkova në polici mora vesh çfarë i kishte bërë babai. Goca nuk më fliste fare, ishte e acaruar, zihej me vëllezërit dhe motrën. Vajza kaloi në depresion sa u detyrua u largua nga banesa.

Vajza kishte deklaruar që e kishte përdhunuar edhe më parë, që 5 vjeç. Unë nuk dija gjë, kur e mora vesh më ra si bombë. 

Vajzën e kanë çuar në Tiranë tani për rehabilitim. Të kalbet në burg, të marrë dënimin e merituar. Unë do bëhem një nënë e fortë për fëmijët e mi”, tha e ëma mes lotësh.

Zamir Meta raportohet se ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij, por sipas tij, ka ndodhur vetëm një herë.

Aktualisht e mitura ndodhet në Tiranë, në një qendër rehabilituese.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.