ARJOLA KOROMANI, e Dashura E HAJDUTIT ERMAL BEQIRI
EMRI KYÇ PAS POROSIVE TË VERËRAVE TË SHTRENJTA NË VILËN E ERGYS AGASIT
Hetimet e SPAK kanë evidentuar Arjola Koromanin, administratoren e “Soft & Solution”, si personin që koordinonte furnizimin me verëra të shtrenjta për llogari të Ergys Agasit.
Sipas dëshmisë së pronarit të kompanisë importuese, Andis Papa, Koromani ishte ajo që:
1. Bënte porositë direkte të pijeve luksoze nga jashtë.
2. Kryente pagesat përmes transfertave nga shoqëria “Soft & Solution” ose me para në dorë (cash).
3. Përfitonte çmimin e kostos, pasi pijet i shiteshin pa fitim si pjesë e bashkëpunimit mes tyre.
Ky mekanizëm shërbente për të futur në Shqipëri sasi të mëdha pijesh, të cilat dyshohet se ishin formë shpërblimi për tenderat e përfituar nga AKSHI.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco







