E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestimi i Ballukut, kërkesa re e SPAK mbërrin në Kuvend
Lajme

Arrestimi i Ballukut, kërkesa re e SPAK mbërrin në Kuvend

SPAK ka dërguar në Kryesinë e Kuvendit kërkesën e dytë për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, ndonëse Kuvendi nuk e shpall publikisht nisjen e procedurave të kërkuara dhe mospengimin e drejtësisë. Krahas masës për ndalimin e daljes jashtë shtetit, SPAK pritet të rikërkojë arrest me burg për të pandehurën Balluku.

Korrupsioni, pastrimi i produkteve të veprës penale dhe kryerja e veprave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal janë akuzat e reja të Strukturës së Posaçme. Sigurisht, materialit i bashkëngjitet edhe lënda ekzistuese, ku përfshihet akuza për shkeljen e barazisë në tendera. Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve duhet të marrë kërkesën dhe, pas njohjes me dosjen e re, të hapë seancën me të pandehurën e të dërgojë sa më shpejt raportin propozues për heqjen e mandatit në seancë plenare.

Kërkesa e parë u zvarrit dhe u refuzua nga mazhoranca socialiste me urdhër të Edi Ramës. Kjo solli edhe një raport radikal të IBAR, ku refuzimi i heqjes së mandatit të pandehurës Belinda Balluku u cilësua si pengim i drejtësisë.

Në hetimet e zgjeruara, prokuroria ka shtrirë veprimet dhe kontrollet e shumta te bashkëpunëtorët, familjarët e Ballukut, por edhe te biznesmenët. Kujtojmë javën e shkuar sekuestrimin e një vile në Dhërmi, marrjen të pandehur të Igli Tares, si dhe hetimin e Pandeli Carapulit nën akuzën e pastrimit të parave.

Kjo dosje shkon me veprime hetimore detyrimisht te kryeministri Edi Rama. Përgjimet e mesazheve nxjerrin zbuluar edhe përfshirjen e kryeministrit në favore ekonomike për disa tendera e shërbime në adresë të biznesmenëve klientë të tij.

Brukseli dhe Uashingtoni e kanë cilësuar të panegociueshme pavarësinë e drejtësisë dhe mosndikimin e qeverisë e të KM, duke u shprehur me emër për ish-zëvendëskryeministren tashmë të pandehur. Beteja e presioneve me përgjime mes numrit një dhe dy të qeverisë, Ramës dhe Ballukut, është përplasja e madhe kundër SPAK. Ndërkohë, Struktura e Posaçme ka edhe kërkesa të tjera nëpër duar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.