E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestimi i Ergys Agasit, në pranga edhe Uljan Shpataraku
Lajme

Arrestimi i Ergys Agasit, në pranga edhe Uljan Shpataraku

Ish-zyrtari i Policisë së Shtetit po shoqëronte Agasin

Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) si një prej personave që dyshohet se drejtonte një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në abuzime me tenderat e AKSHI-t, është arrestuar në Durrës.

Sipas burimeve, Agasi është lokalizuar fillimisht në Elbasan, ku është ndjekur nga forcat operacionale. Operacioni është përmbyllur në zonën e Plepave në Durrës, ku policia ka bërë të mundur arrestimin e tij.

Në të njëjtin operacion është arrestuar edhe ish-zyrtari i Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet disa ditë më parë.

Agasi dyshohet se është përfshirë në një sërë veprash penale, mes tyre konkurrencë e paligjshme përmes dhunës, heqje e paligjshme e lirisë dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike. Akuzat përfshijnë gjithashtu krijimin dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal, kryerjen e veprave penale në kuadër të një organizimi kriminal, si dhe pastrimin e produkteve të veprës penale.

Hetimi i SPAK dyshon se aktiviteti kriminal nuk është kufizuar vetëm te procedurat e prokurimit publik. Agasi, së bashku me biznesmenin Ermal Beqiraj, i cili është arrestuar në Francë, akuzohet se ka përdorur presionin, kërcënimet dhe heqjen e paligjshme të lirisë ndaj biznesmenit Gerond Meçe.

Sipas hetimeve, qëllimi dyshohet se ka qenë detyrimi i Meçes për t’u tërhequr nga ankimimet ndaj disa procedurave të tenderimit, në mënyrë që kompanitë e lidhura me Agasin dhe bashkëpunëtorët e tij të kishin mundësi të shpalleshin fituese.

Në kuadër të hetimit, autoritetet kanë vendosur më herët sekuestro preventive ndaj pasurive të lidhura me Ergys Agasin. Në total, janë sekuestruar 29 prona, përfshirë apartamente, vila dhe sipërfaqe toke në zona të ndryshme të Tiranës dhe Durrësit.

Masa pasurore ka prekur gjithashtu disa llogari bankare, ndërsa nën sekuestro është vendosur edhe kompania EA Solution.

Arrestimi i Agasit shënon një zhvillim të rëndësishëm në hetimin e SPAK për skemën e dyshuar kriminale, ndërsa tashmë pritet që autoritetet të zbardhin më tej rolin e secilit prej personave të përfshirë dhe mënyrën se si dyshohet se është funksionuar për të ndikuar në procedurat e tenderimit publik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.