Arrestimi i Gys Agasit, drejtësi apo marrëveshje?


… Është naivitet social të mendosh se ky u arrestua. Fare e thjeshtë, është një marrëveshje e sektit mavi, që kohët e fundit ka gjetur terren të shkëlqyer dhe, për dreq, një pjesë e mirë e shqiptarëve kanë ngrënë sapunin për djathë.
Cili është pakti? Bëj një ose dy vjet burg dhe asgjë nuk të cenohet. Aty ku janë miliarda, sekuestrohen ca qime, si gjoja makina luksoze të këtij krahu të djathtë të Edi Ramës.
Kështu ndodhi me Saimir Tahirin, Ilir Beqajn dhe kartelin e Durrësit; kështu do të ndodhë edhe me këtë Gysin apo Lali Erin. Ju kujtoni se këta po bëjnë drejtësi? Jo… aspak. Janë marrëveshje me logjikë propagandistike.
Ish-presidentin e arrestuan brutalisht dhe jo për çështje drejtësie, por inati personal. Kurse këtë e arrestuan me dashuri dhe po me dashuri e publikuan gjithçka.
Nga fundi i majit, klani i Durrësit, në gjoja 35-vjetorin, bash babai i këtij, ish-deputeti Bardhyl Agasi, që edhe u dekorua, i bëri thirrje publike Ramës: “Mos e lësho pushtetin…”.
Kjo nuk është asgjë tjetër, por një marrëveshje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



