E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestimi në malin e Tomorrit: Dorian Beu, ortak i Gjergj Lucës
Lajme

Arrestimi në malin e Tomorrit: Dorian Beu, ortak i Gjergj Lucës

Beu si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar droge

Policia ka arrestuar në malin e Tomorrit Dorian Beun, 46 vjeç, i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e një organizate kriminale që trafikonte drogë drejt Italisë. Ai kishte masë sigurie “arrest në burg” të vendosur nga GJKKO dhe ishte një nga 21 të hetuarit në dosjen e trafikut ndërkombëtar.

Hetimi dhe sasia e drogës së sekuestruar

Hetimi i përbashkët mes SPAK dhe Prokurorisë së Bergamos dokumentoi transportin e:

  • 120 kg kokainë,
  • 15 kg heroinë,
  • 129 kg marijuanë,
  • 92 kg hashash,

të sekuestruara në disa operacione në Itali. Grupi vepronte kryesisht në Durrës dhe në qytetet italiane Milano, Torino, Bergamo dhe Breshia, duke pasur një aktivitet të vazhdueshëm. Në Shqipëri dhe Itali janë sekuestruar pasuri mbi 1 milion euro, përfshirë apartamente, njësi tregtare dhe anije peshkimi.

Sipas SPAK, rrjeti kriminal drejtohej nga Gernard Beu, Emirjan Beu dhe Braniol Liço.

Arrestimi i Dorian Beut ngre pyetje serioze mbi lidhjet e tij me biznesin e ligjshëm. Ai rezulton ortak i Gjergj Lucës në shoqërinë “Organizata e Menaxhimit të Portit të Peshkimit Durrës – OMPD Shpk”, të regjistruar në QKR në qershor 2020.

Përveç Beut dhe Lucës, në këtë shoqëri figurojnë edhe Syrjan Tola dhe Qemal Beu, emra të përfshirë në të njëjtat hetime për trafik droge dhe kontrabandë.

Kjo nuk është një rastësi biznesi: Luca, i njohur si “peshkatari i madh” i Durrësit, është përmendur prej vitesh në raporte sekrete të policisë si i lidhur me trafikantë droge si Pëllumb Gjoka, Roland Ziu, Jani Morava, Artur Gjini, Arjan Andoni dhe Agron Metvelaj.

Porti i Peshkimit, mbulesë për trafik

Porti i Peshkimit në Durrës është përdorur shpesh si pikë hyrje dhe dalje për ngarkesa të paligjshme. Përmes “Organizatës së Menaxhimit të Portit të Peshkimit”, Luca ka krijuar një mbulesë të ligjshme mbi një sektor strategjik, duke futur si ortakë persona që sot ndodhen në qendër të hetimeve të SPAK për trafik ndërkombëtar droge.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.