E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohen 6 shoferë në Durrës!
Flash

Arrestohen 6 shoferë në Durrës!

Shkon në 6 numri i shoferëve të arrestuar në Durrës për drejtim të automjeteve në gjendje të dehur, disa prej të cilëve tentuan të shmangeshin nga testimi i alkoolit duke ofruar para për punonjësit e Policisë Rrugore.

Gjatë fundjavës, në kuadër të planit të masave “Fundjava”, policia vuri në pranga 5 drejtues automjetesh që drejtonin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Dy prej tyre, shtetasit N. N. dhe H. M., tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë duke ofruar shuma parash për të shmangur testin e alkoolit dhe arrestimin.

Nga kryerja e testit, rezultoi se N. N. drejtonte automjetin me nivel alkooli 1.62 mg/l, ndërsa H. M. 1.57 mg/l.

Gjatë monitorimeve intensive, u arrestuan gjithashtu shtetasja D. M. (1.22 mg/l) dhe shtetasi D. Ç. (2.21 mg/l) për drejtim në gjendje të dehur.

Po ashtu, në rrugën “Hysen Kertusha” u arrestua shtetasi R. D., i cili drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia Rrugore e Durrësit apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit, të mos drejtojnë në gjendje të dehur, të respektojnë sinjalistikën dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.