Arrestohet Flodian Plaku, dyshohet se vrau Gentian Bejtjan
Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, është arrestuar nga policia në qytetin e Vlorës, pas një operacioni të mirëorganizuar nga forcat operacionale dhe efektivët e policisë lokale.
Raportohet po ashtu se arrestimi vjen pas dy muajsh hetimesh intensive, që çuan në identifikimin dhe lokalizimin e Plakut. Ai dyshohet të ketë qenë vrasës me pagesë, i angazhuar për eliminimin e Gentian Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në fshatin Larushkë të Krujës.
Për këtë ngjarje, më herët është arrestuar edhe Ilir Beqaraj, kunati i Roan Brahimit, i dyshuar për përfshirje në organizimin e atentatit.
Në momentin e kapjes nga policia në qytetin e Vlorës, Plaku kishte me vete dy armë zjarri (pistoleta).
Gjithashtu, është arrestuar edhe një bashkëpunëtor i tij, i cili është identifikuar si shtetasi Juljan Aliaj.
Sakaq, nga informacionet e marra deri tani mësohet se Plaku kishte marrë porosi për të kryer sërish vrasje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



