E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet kushëriri i Ergys Agasit, Eno Agasi
Lajme

Arrestohet kushëriri i Ergys Agasit, Eno Agasi

Zhduku verën miliona euro nga kantina djalit të xhaxhait

Eno Agasi është arrestuar nga policia pas shpalljes në kërkim nga Prokuroria e Tiranës. Ai dyshohet se ka nxjerrë nga kantina e verës së Ergys Agasit një sasi vere me vlerë miliona euro, ndërsa hetuesit dyshojnë edhe për fshirjen e pamjeve të kamerave të sigurisë.

Eno Agasi, kushëriri i Ergys Agasit, është arrestuar ditën e sotme nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Tiranës.

Sipas të dhënave të bëra publike, Eno Agasi dyshohet se është përfshirë në heqjen e një sasie të konsiderueshme vere nga kantina në pronësi të Ergys Agasit, e cila dyshohet se kishte vlerë prej miliona eurosh.

Ngjarja lidhet me një situatë të konstatuar pas kryerjes së inventarit në kantinë. Sasia e verës ishte evidentuar dhe ishte lënë në ambientet e kantinës, pasi nuk mund të transportohej gjatë natës për shkak të procedurave doganore.

Por, kur punonjësit janë kthyer të nesërmen për të marrë mallin, kanë konstatuar se vera nuk ndodhej më në kantinë.

Në kuadër të hetimeve, Eno Agasi dyshohet për disa vepra penale, mes tyre kontrabandë mallrash që paguajnë akcizë, magazinim të mallrave që i nënshtrohen akcizës si dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Një tjetër element që rëndon mbi të dyshuarin lidhet me kamerat e sigurisë. Sipas raportimeve, Eno Agasi dyshohet se ka hequr ose fshirë pamjet filmike, veprim që tashmë është pjesë e hetimit për të zbardhur se çfarë ka ndodhur me sasinë e verës.

Hetimi është ndjekur nga prokurori Bledar Valikaj, i cili më herët kishte referuar në SPAK çështjen që lidhej me Ergys Agasin, ndërsa tashmë po ndjek hetimet për kushëririn e tij.

Arrestimi i Eno Agasit vjen disa javë pas arrestimit të Ergys Agasit, duke e zgjeruar hetimin mbi aktivitetin dhe ngjarjet e lidhura me kantinën.

Prokuroria vijon hetimet për të përcaktuar përgjegjësitë konkrete dhe mënyrën se si është larguar malli nga kantina.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.