E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arti dhe kultura e kombit shqiptar janë në zi
Lajme

Arti dhe kultura e kombit shqiptar janë në zi

Berisha mesazh për ndarjen nga jeta të Enver Petrovcit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të aktorit të shquar Enver Petrovci, duke e cilësuar një humbje të madhe për artin dhe kulturën shqiptare.

Në një mesazh të ndjerë, Berisha e përshkruan Petrovcin si një kolos të skenës dhe kinematografisë shqiptare, i cili me krijimtarinë e tij la gjurmë të pashlyeshme në historinë e artit kombëtar dhe ndërkombëtar.

“Dielli perëndoi përgjithmonë për të pavdekshmin Enver Petrovci. Të dashur miq, arti dhe kultura e kombit shqiptar janë në zi. Enver Petrovci, një kolos i skenës, regjisë së teatrit dhe filmit kombëtar por edhe ndërkombëtar, mbylli sytë përgjithmonë.

Artist, regjisor dhe skenarist i shquar, ndër më të mëdhenjtë e kombit, Enver Petrovci me veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme dhe gjeniun e tij krijues mbetet i gjallë përgjithmonë në trashëgiminë, veprën dhe kujtesën e kombit.
Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së tij të nderuar, miqve dhe të afërmve, lutem së bashku me ta që shpirti i madh i Enver Petrovci të gjejë paqen e merituar. Amin”, shkruan Berisha në mesazhin e tij të ngushëllimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.