Asgjë e re nga Lulzim Basha në “opinion”para gazetarëve
Më detyruan amerikanët, këtu nuk bie dakord me Sali Berishën
“Marrëveshja me Edi Ramën ishte një marrëveshje e shkëlqyer”- u shpreh një ditë më parë ish kryeministri Berisha për akordin politik të 18 majit Rama-Basha.
Por kryetari i PD-së Lulzim Basha u shpreh se ai nuk bie aspak dakord me liderin historik të partisë së tij në këtë pikë: “Kam një qëndrim ndryshe nga Berisha. Ai e quan një marrëveshje të shkëlqyer. Për mua marrëveshja erdhi në kushtet e një detyrim absolut. Marrëveshja politike e 18 majit që erdhi pas ndërhyrjes amerikane dhe si e tillë nuk ishte qëllimi im pasi qëllimi im ishte largimi i Edi Ramës. Pas disa ndërhyrjeve të europianëve, erdhi misioni amerikan që u njoh si Mcallister plus. Në këtë moment PD u detyrua të pranonte marrëveshjen. Edi Rama ishte gati të emëronte opozitën e tij në parlamentin e ri. Në këto kushte vendimarrja ishte e detyruar”- u shpreh Basha në Opinion.
Basha shtoi se ndryshe nga një “qepallim” siç e vlerëson analisti Artur Zheji marrëveshjen në fjalë, ai këmbënguli se gjatë takimit i është drejtuar më shumë se njëherë Edi Ramës duke i thënë: “ti je problemi dhe ti duhet të largohesh”.
“Nuk kemi patur vetëm 1 darkë, por tre takime para zgjedhjeve”, ka thënë Basha në “TV Klan”. Ai nuk preferoi të komentoje për temën e takimeve.
Gjithashtu, Basha ka zbuluar padashur një sekret mes tij dhe Pandeli Majkos, i cili është ministër shteti për Diasporën në qeverinë “Rama II”.
“Brenda qeverisë ka edhe njerëz të vlerave, siç është Majko. Ai thotë “na grinë këta”. Nejse se nuk dua të bëj diversion tani”, tha Basha.
Me tej Basha njoftoi se PD ka nisur të hartoje një platforme për reformën zgjedhore dhe politike.
“Po hartojmë një platformë për reformën zgjedhore. Ka nisur puna për këtë”, tha ai
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



