Atentat me armë zjarri në Tiranë, raportohet për një viktimë
Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet në lëvizje është qëlluar me armë zjarri në rrugën “Mëhalla Popi”.
Si pasojë e të shtënave, dyshohet se një person ka humbur jetën. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për identitetin e viktimës apo rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Pritet që Policia e Shtetit të japë informacionet e para lidhur me atentatin, ndërsa mbetet për t’u zbardhur dinamika e plotë e ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



