E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Atentat në Sarandë? 50-vjeçari qëllohet me armë zjarri
Lajme

Atentat në Sarandë? 50-vjeçari qëllohet me armë zjarri

Policia blindon hyrje-daljet e qytetit dhe nis kërkimet për autorët. Dyshohet se sulmi u krye nga persona që lëviznin me automjet.

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e kësaj të premteje lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, ku një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është Thimjo Rubati, rreth 50 vjeç, i cili u transportua me urgjencë në Spitalin e Sarandës. Mësohet se ai po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të plagëve të marra nga të shtënat.

Burime paraprake bëjnë me dije se hetuesit dyshojnë se ngjarja mund të ketë qenë një atentat. Sipas të njëjtave burime, 50-vjeçari është qëlluar me armë zjarri nga persona që lëviznin me automjet, të cilët janë larguar menjëherë pas sulmit.

Pas ngjarjes, në zonë mbërritën forca të shumta policie, të cilat rrethuan vendin e krimit dhe nisën hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Ndërkohë, Policia ka blinduar hyrjet dhe daljet e qytetit të Sarandës, ndërsa janë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Pritet që Policia e Shtetit të dalë me një reagim zyrtar për të dhënë detaje të mëtejshme mbi ngjarjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.