E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aty ku rritet i forti dhe zhduket fëmija
Lajme

Aty ku rritet i forti dhe zhduket fëmija

Irma Marku | Opinion | Publik.al

Trondisin nëntorët.
Shqipëria jonë e vogëlthë prej vitesh trandet vjeshtësisht zhveshur. E brishtë. E mpakur. E zhgërryer në pluhur e moral. E ne, gjorgjët, rrimë me sy n’ajër, në pritjen qiellore të një dielli tjetër… që s’vjen.

Sërisht. Këtë herê në Durrës, te “Nënë Tereza”, thika shqeu mishin e butë të dy adoleshentëve.
Një sherr banal, një vajzë në mes, një fije egoje e marrë peng… dhe ai fëmijë i rritur si “i fortë” ngriti tehun si flamur force.
Kaq duhet.
Të rrjedhë gjaku që ne të dëgjojmë.
Sepse dhjetëra raste të tjera ndodhin e varrosen nën betonin e heshtjes institucionale.

Dhe mos të gënjehemi: kjo s’është kronikë e zezë.
Kjo është kronologji shtetërore.

Rasti në Kamëz me pistoletë.
Rasti në Lezhë me armë zjarri.
Rrahjet me shkopinj në Fier.
Terrori në oborret e shkollave të Tiranës.
Dhunë që vidhet, maskohet, shitet si “keqkuptim mes nxënësve”.

E ç’ironi më të hidhur: gjithë kjo ndodh në republikën e “grave shterpa të Ramës”, të cilat, ndërsa japin leksione për feminizëm të pjekur, e kanë lënë edukimin të shterpërohet.
Nikolla me universitetet karton.
Shahini me eksperimentet e dështuara.
Kushi, e humbur mes manualeve.
Manastirliu, që mbulon çdo skandal me qetësues narrativ.
Kumbaro me kulturën e shitur me tendera aromash “evropiane”.

Të gjitha të endura në një regjistër nëntekstesh ku narrativat e majta janë shndërruar në politeizëm të rremë.
Gjithnjë “për fëmijët”, veç fëmijët realë , nuk i sheh askush.

Ndërkohë, gjobaxhinjtë e emisioneve investigative, me dirigjim pushteti, kanë ushqyer opinionin me gishtin drejt mësuesve, si fajtorët idealë, duke zhvendosur çdo përgjegjësi prej hallkës së kalbur të shtetit te njeriu që mban shkollën mbi shpinë.
Shkollën, që ata vetë e kanë zbrazur nga sensi, e kanë mbushur me frikë, e kanë kthyer në strehë agresioni.

Prindër, zgjohuni
Se kemi luksin të rrimë simbas kalendarit të tragjedive.
S’kemi luksin të presim tj@etër nëntor për të kuptuar se fëmijët tanë jetojnë në një sistem të rrotuar në kah të kundërt me moralin, njerëzoren, jetën.

Në shkollën normale, fëmija mëson vlerën.
Në shkollën e mafiozëve, fëmija mëson frikën.
Në shkollën tonë të sotme , fëmija ushqehet me iluzionin se dhuna të jep status.

Kështu lind “i forti”.
Kështu vritet fëmija.
Kështu na vidhet shoqëria.

Mos harroni këtë fjali, sepse është thelbi i errësirës ku po futemi:
Agjendat majtiste po na marrin fëmijët.
Thjesht, qetë, pa zhurmë.
Ndërsa ju heshtni.

Nëse nuk i zbojmë këta sot
Nesër do të na marrin edhe zërin

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.