E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Autoriteti Konkurrencës: Po hetojmë “Bankers Petroleum” për shkeljet në rafinerisë së Ballshit
Publik News

Autoriteti Konkurrencës: Po hetojmë “Bankers Petroleum” për shkeljet në rafinerisë së Ballshit

Pas grevës së urisë së naftëtarëve të rafinerisë së Ballshit, Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim ndaj kompanisë “Bankers Petroleum”.

Autoriteti i Konkurrencës po heton kompaninë “Bankers Petroleum” për vendosjen e një konkurrence të lire dhe efektive në treg. Autoriteti duhet të marrë masa kundrejt çdo subjekti që shkel rregullat e konkurrencës.

Sot, naftëtarët e Ballshit ndodhen në ditën e gjashtë të grevës së urisë dhe si pasojë gjendja shëndetësore e tyre është rënduar së tepërmi.

Ndërkohë, në një letër publike, administratori i “Tosk Energy” që menaxhon rafinerinë e Ballshit akuzoi kompaninë Bankers Petroleum se nuk i furnizonte mjaftueshëm me naftë bruto duke bërë që të ndërprisnin punën duke mos paguar njëkohësisht edhe punonjësit.

Autoriteti i Konkurrencës, bën me dije se është i përkushtuar në trajtimin e këtij hetimi, sipas rregullave dhe afateve ligjore, dhe në përputhje me standartet ligjore të Bashkimit Evropian.

Reagimi i Autoritetit të Konkurrencës

Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr.652, datë 10.10.2019 ka vendosur “Për hapjen e procedurës së hetimit te hetuar ndaj ndërmarrjes Bankers Petroleum Albania Ltd në tregun e prodhimit dhe tregtimit të naftës bruto”.

Në zbatim te ligjit nr.9121/2003 “Per mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, Autoriteti i Konkurrencës respekton procedurat ligjore sipas afave kohore të përcaktuara në të. Çdo procedurë hetimore i nështrohet këtyre afateve.

Objekt i veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës, nuk janë marrëdhëniet kontraktore midis palëve, të cilat bazohen në vullnetin e lirë dhe të plotë të tyre, por vendosja e një konkurrence të lire dhe efektive në treg, kundrejt çdo subjekti që shkel rregullat e konkurrencës.

Autoriteti i Konkurrencës, bën me dije se është i përkushtuar në trajtimin e këtij hetimi, sipas rregullave dhe afateve ligjore, dhe në përputhje me standartet ligjore të Bashkimit Evropian.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.