Baba Edmondi ndan ashure në OKB
Ylli Dylgjeri
Dje Rama, bash në kohën e duhur të konflikteve arabe, kur Izraeli hedh e pret raketa nga Libani, Irani, etj, “ndau” tasa me ashure në OKB.
Kjo ëmbëlsirë e vjetër arabe vazhdon ta mbajë gjallë lajmin e tolerancës fetare në Shqipëri.
Për SHBA ky lajm është i mirëpritur, është një ëmbëlsirë në mes të dronëve, sepse nuk mund të mbajë barrën dhe vëmëndjen ndezur në dy luftra njëherësh, edhe në Ukrainë edhe në Izrael.
Dhe për këtë, ka përdorur kryekamarierin më të gjatë,
të një shteti të vogël, me tolerancë fetare, por jo me tolerancë politike mes partive politike që kërkon të themelojë një Shtet akoma më të vogël Bektashi!
Kryekamarieri i tasave me ashure, e ka spostuar prap vëmëndjen nga arena e grindjeve politike në Tiranë. Ashtu si në vitin 2017 kur i çoi të tërë klerikët shqiptar në rresht me avionin e Bexhetit që të shëtisnin në bulevardin e Parisit pas skandalit në gazetën humoristike Charlie Hebdo, për tu thënë:
ja shikoni dashurinë e feve në Shqipëri, shikoni dhe lapsat me ngjyra në xhepin tim.
Ne puthemi, hamë ashure, bashkëjetojmë me shtypin, e ju hani raketa!
Ishte kjo dashuri që u ngjiz, pas një Letre të Baba Mondit:
“Kryegjyshata Botërore bektashiane propozon përpara qeverisë dhe
Kuvendit të Shqipërisë lidhjen e një marrëveshje të re midis palëve në të cilën palët të bien dakord për njohjen e statusit të barazvlefshëm me atë të një misioni diplomatik të Selisë së Kryegjyshatës Botërore për arsyet që
vijojnë…”( vijon),
që më pas u mbars, e polli variantin Shtetit Bektashi pas Shtetit Batakçi që krijoi kryekamarieri që sapo qërasi pensionistët e vëndit të tij me 700 lekë shtesë pensioni ose me 7 tasa ashure në muaj!
Sot Shqipëria u bë prap lajm në New York e New York Times:
Ashure për të gjithë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



