E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Babai dhe motra e Noizyt paraqiten në GJKKO
Lajme

Babai dhe motra e Noizyt paraqiten në GJKKO

Këtë të mërkurë, në ambientet e Gjykatës së Posaçme janë paraqitur Bashkim Rajku, babai i reperit të njohur Rigels Rajku (Noizy), si dhe motra e tij. Ata janë thirrur në cilësinë e dëshmitarëve në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj Laert Haxhiut.

Familjarët e artistit bëjnë pjesë në listën me rreth 60 dëshmitarë të kërkuar nga mbrojtja e të pandehurit, i cili përballet me akuza të rënda si drejtues i një grupi të strukturuar kriminal.

Ndaj Haxhiut rëndojnë dyshime për përfshirje në një sërë ngjarjesh të rënda, përfshirë vrasje, atentate, vendosje eksplozivi dhe grabitje me armë.

Në materialet hetimore përmenden edhe episode të ndryshme kriminale, mes tyre edhe pretendime për vendosje eksplozivi në lidhje me një lokal në pronësi të Noizyt, çka ka sjellë përfshirjen e familjarëve të tij në këtë proces si dëshmitarë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.