E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Babai i Ervis Martinajt shkon në GJKKO
Lajme

Babai i Ervis Martinajt shkon në GJKKO

Babai i Ervis Martinajt, një prej emrave më të njohur të botës së lojërave të fatit në Shqipëri dhe i shpallur i zhdukur prej kohësh, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas pamjeve të siguruara, Mustafa Martinaj është parë duke hyrë i vetëm në godinën e GJKKO-së, pa u shoqëruar nga persona të tjerë.

Më herët, ai ka bërë publike pretendimet e tij se zotëron informacione dhe prova konkrete mbi vendndodhjen e trupit të pajetë të të birit, duke këmbëngulur se Ervis Martinaj është vrarë. Sipas tij, këto të dhëna nuk janë marrë në konsideratë nga institucionet përkatëse, pavarësisht rëndësisë që ato mund të kenë për zbardhjen e ngjarjes.

Prania e tij në GJKKO lidhet pikërisht me përpjekjet për të kërkuar vëmendje dhe reagim nga drejtësia mbi këtë çështje, e cila prej kohësh mbetet pa një përfundim zyrtar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.