E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bajram Begaj firmos shkarkimin e Vlora Hysenit
Lajme

Bajram Begaj firmos shkarkimin e Vlora Hysenit

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e drejtores së SHISH, pas propozimit të kryeministrit Edi Rama. Vendimi vjen në të njëjtën ditë kur Hyseni u vu nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” nga GJKKO, me kërkesë të SPAK.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e drejtores së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH).

Vendimi është marrë me propozim të kryeministrit Edi Rama dhe është bërë publik nga Presidenca.

Në njoftimin zyrtar thuhet se Presidenti Begaj, në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës dhe nenit 5, paragrafi 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, ka dekretuar shkarkimin e Hysenit nga detyra.

“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafi 2 të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, ‘Për Shërbimin Informativ të Shtetit’, i ndryshuar, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot shkarkimin e zonjës Vlora Hyseni nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Shkarkimi vjen në një ditë të zhvillimeve të rëndësishme për ish-drejtoreshën e SHISH. GJKKO ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, si dhe pezullimin nga detyra, pas kërkesës së SPAK, në kuadër të një hetimi ku përmendet edhe biznesmeni Ergys Agasi.

Hyseni dyshohet nga SPAK për vepra penale që lidhen me nxjerrjen e sekretit shtetëror dhe përkrahjen e autorit të një krimi.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme Hyseni është vetëdorëzuar në pikën kufitare të Morinës, pasi gjatë ditës ndodhej në Kosovë. Ajo është marrë nga autoritetet shqiptare për të vijuar procedurat lidhur me masën e sigurisë të caktuar ndaj saj.

Me dekretimin e shkarkimit nga Presidenti, Vlora Hyseni nuk është më drejtuese e Shërbimit Informativ të Shtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.