E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Banorët e fshatit Kus në protestë, bllokojnë kamionët e “4AM”
Denoncime

Banorët e fshatit Kus në protestë, bllokojnë kamionët e “4AM”

“Po na shembin urën, rrezikohet izolimi total”

Tensione në zonën e Kasharit, ku banorët e fshatit Kus kanë dalë në protestë këtë të premte, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë që, sipas tyre, po rrezikojnë seriozisht strukturën e urës që lidh zonën.

Protestuesit akuzojnë kompaninë private “4AM”, e angazhuar në punime në këtë territor, se lëvizja e vazhdueshme e kamionëve të rëndë ka dëmtuar elementët mbajtës të urës dhe ka përkeqësuar ndjeshëm gjendjen e rrugës. Sipas tyre, ndërhyrjet e deritanishme kanë qenë vetëm zgjidhje të përkohshme, të pamjaftueshme për të garantuar sigurinë.

Banorët kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të qarkullimit të mjeteve të rënda deri në kryerjen e një rikonstruksioni të plotë të urës, ndërsa theksojnë se nuk pengojnë lëvizjen e automjeteve të zakonshme.

Sipas tyre, ura është e vetmja pikë lidhëse mes fshatrave Kus dhe Asqol, çka e bën situatën edhe më kritike. Një dëmtim i mëtejshëm apo shembje e mundshme do të izolonte plotësisht komunitetin, duke vështirësuar aksesin në shërbime emergjente dhe furnizimin me produkte bazë.

Banorët nënvizojnë gjithashtu se infrastruktura në zonë është lënë pas dore prej dekadash, duke theksuar se ndërhyrja e fundit serioze në rrugë daton rreth 50 vite më parë. Ata paralajmërojnë se do të vijojnë bllokimin e mjeteve të tonazhit të rëndë deri në një reagim konkret nga institucionet përgjegjëse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.