E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Banorët shtruan vetë rrugën, Anuela e Tiranës u zbarkon fadromat
Denoncime

Banorët shtruan vetë rrugën, Anuela e Tiranës u zbarkon fadromat

“Do t’jua prishim”

Në kompleksin IBN, në zonën e ish-Fushës së Aviacionit në Tiranë, një situatë e pazakontë ka shkaktuar debat mes banorëve dhe institucioneve vendore.

Prej rreth pesë vitesh, banorët dhe bizneset e zonës kanë kërkuar ndërhyrje nga Bashkia e Tiranës për shtrimin e rrugës, e cila sipas tyre ishte kthyer në një problem të përditshëm për shkak të baltës në dimër dhe pluhurit në verë. Megjithë ankesat e përsëritura, ata pretendojnë se nuk kanë marrë zgjidhje.

Rruga si ka qene
Rruga si ka qene
Në këto kushte, pronari i kompanisë që ka ndërtuar kompleksin, së bashku me banorët, kanë ndërhyrë vetë duke shtruar një segment të rrugës me asfalt, me qëllim përmirësimin e lëvizjes dhe kushteve të jetesës në zonë.

Por ky veprim është konsideruar i paligjshëm nga autoritetet vendore.

Rruga aktualisht, pasi u shtrua nga banoret
Rruga aktualisht, pasi u shtrua nga banoret

Sipas informacioneve, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar se do të ndërhyjë për prishjen e asfaltit të vendosur, pasi rruga është shtruar pa leje përkatëse. Banorët janë njoftuar se pritet ndërhyrje me mjete të rënda për heqjen e shtresës së asfaltit.

Gjithashtu, ndaj subjektit përgjegjës është vendosur edhe një masë gjobe, me argumentin se ndërhyrja është kryer në kundërshtim me procedurat ligjore.

Banorët nga ana e tyre shprehen të indinjuar, duke theksuar se janë detyruar të ndërhyjnë vetë pas vite të tëra pritjeje dhe mungese reagimi nga institucionet. Sipas tyre, rruga e pashtruar ka ndikuar jo vetëm në vështirësinë e lëvizjes, por edhe në ndotjen e ajrit nga pluhuri, sidomos gjatë periudhave të thata.

Situata ka rikthyer në vëmendje debatin mbi mënyrën se si qytetarët reagojnë kur përballen me mungesë shërbimesh publike dhe ndërhyrjen e institucioneve kur këto probleme zgjidhen jashtë procedurave zyrtare.

Për momentin, pritet të shihet nëse do të ketë një zgjidhje mes palëve apo situata do të përshkallëzohet më tej në terren.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.