E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi : Opozita gati për një kandidat  të përbashkët në Tiranë
Lajme

Bardhi : Opozita gati për një kandidat të përbashkët në Tiranë

Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë të ditur se opozita është shumë pranë finalizimit të emrit të kandidatit të saj për zgjedhjet e pjesshme lokale në Tiranë.

Në studion e emisionit “Trialog” në RTSH, Bardhi konfirmoi se negociatat me aleatët tashmë janë në fazën përfundimtare dhe se shumë shpejt do të bëhet publik emri i personit që do të përballet për kreun e bashkisë.

“Jemi afër shpalljes së kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës, ku do të konkludohet për një kandidat të vetëm,” tha Bardhi. “Për këtë qëllim janë zhvilluar edhe negociata me aleatët tanë dhe shumë shpejt do të shpallet kandidati i opozitës për kreun e bashkisë së Tiranës.”

Ky njoftim vjen në momentin që zhvillimet politike për shpalljen e datës së zgjedhjeve në Tiranë janë bërë publike, duke ndezur garën për kryeqytetin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.