Bardhyl Kollçaku nga shitja e territorit te katedra ushtarake
Karriera që nuk e ndali dot as SPAK-u
Sipas raportimeve mediatike, Bardhyl Kollcaku është vendosur nën hetim nga SPAK, pas dyshimeve se dhënia e territorit të limionit të Sarandës është përdorur si monedhë këmbimi për një mandat deputeti.
Para pak kohësh, publikut iu tha se ai do të përfaqësonte Shqipërinë në Bruksel, si një zë dinjitoz i interesave kombëtare. Por sapo lajmi për hetimin e tij u bë publik dhe mori dhenë, udhëtimi drejt Brukselit u anulua në heshtje.
Megjithatë, “nëna parti” nuk mund të linte pa post një patronazhist besniksi Bardhyl Kollçaku. Pas një mendimi të thellë politik, u gjet zgjidhja ideale për shpërblimin e personit nën hetim, emërimi i tij si pedagog në Akademinë Ushtarake.
Në këtë institucion, ku normalisht duhet të mësohet se si mbrohet atdheu, Kollcaku pritet t’u përcjellë studentëve dhe oficerëve të ardhshëm një përvojë ndryshe, jo se si ruhet territori, por se si negociohet ai dhe ju jepet oligarkëve në këmbim të një mandati deputeti.
Ai do ju mësojnë jo se si mbrohet sovraniteti, por se si copëtohet me kujdes dhe shitet me premtime politike. Është e vështirë të kuptohet se si një person nën hetim mund të emërohet pedagog, por në realitetin tonë kjo nuk është çudi, është praktikë.
Kur drejtësia heton, nëna parti të shpërblen me një copë nga nëna Shqipëri. Mesa duket, kriteri kryesor për të dhënë mësim nuk është integriteti, por besnikëria, dhe Akademia Ushtarake thjesht po përshtatet me “standardet” e reja të vendit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



