E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha i bën thirrjen e fundit Ramës: Nëse voton prokurorin ….
Politikë

Basha i bën thirrjen e fundit Ramës: Nëse voton prokurorin ….

Pas mbledhjes me aleatët Basha doli me një deklaratë për shtyp dhe tha skenarët që do të ndodhin nesër.

Pjesë nga deklarata

Mbledhja e tryezës së aleatëve të PD në përkrahje të protestës kundër puçit kushtetues. Protesta do të zhvillohet brenda dhe jashtë parlamenti. Do të zhvillohet nga Partia Demokratike dhe qytetar të thjeshtë.

Interesi i Ramës është të mbyll dosjen e Saimir Tahirit dhe të dosjeve të tjera të krimit. Rama ka një qellim, të emëroj një prokuror politik për të mbrojtur pushtetin e tij të inkriminuar. Shqiptarët kanë të vetmen zgjedhje që mund të ketë çdo popull i civilizuar kur kushtetuta dhunohet. Prandaj duhet të bashkohemi për të treguar se ky popull ka ende institucionin e opozitës.

Nesër Edi Rama ka dy qëllime, duke dhunuar kushtetutën dhe të ngadalësoj dosjen.

Të bashkohemi për të treguar se institucioni i opozitës është në këmbë. Nëse nesër Ram tenton që të mbaroj pucin e tij kushtetues duhet të përgatitet, se ne nuk do të lejomë dhunimin e kushtetutës. Nëse nesër Edi Rama çon në fund puçin kushtetues, e bën me kosto të madhe, asgjëson reformën në drejtësi dhe bashkëjetesën demokratike.

Nesër bashkohemi për këto qëllime të mëdha, për të mbrojtur kushtetutën, për të mbrojtur reformën në drejtësi. Reagimi i qytetarëve është i jashtëzakonshëm, ndaj dua ti ftoj të gjithë ata që duan reformën në Drejtësi, të gjithë të bashkohemi para parlamentit ku do të nisë protesta popullore jashtë Kuvendit dhe protesta popullore brenda Kuvendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.