E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: I turpëruar që jam në Kuvendin që drejtohet nga ajo klikë kriminale
Politikë

Basha: I turpëruar që jam në Kuvendin që drejtohet nga ajo klikë kriminale

Vrasja e deputetëve nga Enver Hoxha,
Në Kuvendin e Shqipërisë u përkujtua sot, vrasja 70 vjet më parë nga regjimi i Enver Hoxhës i grupit të deputetëve opozitarë. Pas fjalës së Kryeministrit, e mori fjalën kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili deklaroi se ndihej “i turpëruar” që edhe pas 70 vjetësh, ishte ende në një Kuvend që drejtohet nga pjesë të asaj klike kriminale: “70 vjet pas vrasjes së deputetëve, unë ndjehem i turpëruar që jam pjesë e një Kuvendi, i cili drejtohet nga njeri prej atyre, që ishte pjesë aktive e asaj klike kriminale që vrau dhe dhunoi shqiptarët që donin lirinë dhe dinjitetin e njeriut,” theksoi ai.

Kujtojmë se seanca e sotme e Kuvendit, seanca përkujtimore ku ishin ftuar familjarë të deputetëve opozitarë të vrarë nga Enver Hoxha dhe familje të ish-të persekutuarve politikë, nuk u drejtua nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

NGA FJALA E Z. LULZIM BASHA

“70 vjet më parë, regjimi barbar i Enver Hoxhës pushkatoi grupin e fundit të deputetëve opozitarë që kishin mbetur në këtë sallë. I vrau sepse mendonin ndryshe dhe nuk u pajtuan me vdekjen e pluralizmit. Grupi i deputetëve dhe me dhejtra bashkëbvuajtës të tyre ishin ata që nuk iu bashkuan klikës së dhunshme komuniste. Para tyre ishin burgosur dhe dhunuar elitë: inxhinjerë, profesionistë të shkëlqyer. U dënuan pa gjyq ose me gjyqe farsë. U vranë në emër të popullit me moton “Drejtësia është nder i partisë”. Eliminimi i tyre varrosi çdo lloj lirie politike në Shqipëri dhe çdo lloj desidence. Pas tyre, salla e të ashtuquajturit Kuvendi Popullor u mbush me kriminelë dhe gjakatarë e shërbëtorë të pushtetit personal të Enver Hoxhës….

Sot, unë ndiej dhimbje, sepse e di që ceremonia e sotme dhe fjalët që po fliten nga kjo sallë, janë për shumë shqiptarë, veçanti të rinjtë shqiptarë, që dëgjojnë konkretisht për të vërtetat e dhimbshme të komunizmit .

Sot unë ndjehem fajtor si deputet, si politikan, si kryetar i PD-së dhe si qytetarë që ne kemi lënë pa bërë shumëçka për gati tre dekada për të dënuar krimet e komunizimit, për të dënuar mentalitetin dhe praktikën komuniste dhe diktatoriale, për të penguar ekspontetët e lartë komunistë dhe autorët e krimeve të komunizmit, që të mos ndikojnë më jetën politike dhe shoqërore të vendit.

70 vjet pas vrasjes së deputetëve, unë ndjehem i turpëruar që jam pjesë e një Kuvendi, i cili drejtohet nga njeri prej atyre, që ishte pjesë aktive e asaj klike kriminale që vrau dhe dhunoi shqiptarët që donin lirinë dhe dinjitetin e njeriut.

Ndjehem I trishtuar që 27 vjet pas rënies ë komunizmit, ky vend ende vazhdon të ketë në krye të institucioneve, njerëz të edukuar dhe të stërvitur me mësimet e Enver Hoxhës dhe të ushtruar me frymën dhe praktikën eneveriste.

Jam I dëshpëruar që pas 70 vjetësh, Kuvendi I sotshëm nuk ka asnjë ngjashmëri me martirët e demokracisë shqiptare dhe janë vite dritë larg tyre për nga karakteri njerëzor, për nga formimi intelektual, për nga aftësitë dhe kontributi profesional dhe mbi të gjitha nga aftësia për ta dashur pa kushte vendin. Ky ëhstë dështim, dështimi ynë, I shoqërisë dhe politikës dhe intelektualëve të këtij viti.

Më në fund jam I hidhëruar dhe revoltuar që në ëkto vite, infrastrukura e Sigurimti të Shtetit dhe aparatit të dhunës është kthyer në tërheqeje turistike, duke u trajtuar si tërhqeje argëtuese, ndërkohë që nuk ka asnjë monmumet për viktimat dhe vuajtësit e tyre dhe sot dua të zotohem që kjo sot të ndryshojë.

Duhet t’i presim rrugën, drejtimit të vendit nga drejtues të atij sistemi. Do të kërkojmë që të përfshihet një fond për botimin e historive kriminale të komunizmit në shkolla, në banka, në çdo familje shqiptare; të mbështesim studiuesit dhe historianët që të zbardhin historinë e zezë të komunizmit. Historia e zezë e diktaturës nuk duhet të përsëritet. Ta ndalojmë me çdo kusht dhe me çdo çmim!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.