E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha me këshilltarë mizerabël/ Këto janë arsyet
Politikë

Basha me këshilltarë mizerabël/ Këto janë arsyet

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka quajtur këshilltarët e Lulzim Bashës si mizerabël, e për këtë vijon t’i qëndrojë kësaj deklarate.

I ftuar në studion e AbcNews, Berisha shpjegoi edhe arsyet se përse i ka quajtur këshilltarët e Bashës si mizerabël, ku tha:

“Unë i qëndroj asaj plotësisht, sepse së pari, edhe ajo ishte një këshillë shumë e gabuar, (heqja e të vjetërve me të rinjtë) por nuk është vetëm ajo. Ku bazohet fushata. Ajo bazohet në studimin e të pavendosurve, që janë rreth 25% e elektoratit, të cilët përcaktojnë fatin e zgjedhjeve.

Basha nisi një nga fushatat më të shkëlqyera dhe posteri i Fierit ishte ndër më të mirët dhe po sillte rezultate pozitive nga ku Partia Socialiste po humbte pikë.

Rama e kuptoi, por këshilltarët e Bashës nuk e kuptuan. Rama tha ai është djalë i mirë dhe do bëj koalicion me të. Ai bënte fushatë afrodiziake dhe me timonin.

Timoni përmbysi situatën, sepse deklaratat se mund të bëjë koalicion me Bashën, sollën heqjen dorë të shumë qytetarëve për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Kjo solli një dështim spektakolar”, – tha Berisha, ndërsa shtoi se “Këshilltarët thanë se posterat ecin por pollet jo, e ky ishte gabimi dhe dështimi i madh.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.