Basha paralajmëron aksionin politik: Po vjen fundi i së keqes. Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, përmes një postimi në rrjetet sociale ripërsëriti qëndrimin e fortë të lidershipit blu në lidhje me bindjen se “fundi i së keqes është më afër se kurrë dhe se një ardhme e re po troket për qytetarët tanë”, duke lënë të nënkuptohet ndërmarrjen e aksioneve të fuqishme politike në një të ardhme të afërt.
STATUSI I LIDERIT DEMOKRAT
Pikërisht sot ne deklarojmë me përgjegjësi bindjen tonë se fundi i së keqes është më afër se kurrë dhe se një ardhme e re po troket për qytetarët tanë.
Le të jetë kjo festë e 27-vjetorit të PD-së dita e një vendimi të madh në zemrën e çdo demokrati dhe demokrateje për tu bashkuar, për të guxuar për të punuar si asnjëherë tjetër për këtë ditë të re.
Rroftë Partia Demokratike! Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



