E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha – Ramës: Deputeti yt nën hetim për pastrim parash
Politikë

Basha – Ramës: Deputeti yt nën hetim për pastrim parash

ç’bëri në Rumani para një muaji deputeti Balla ?

Kryetari i opozitës Lulzim Basha e ka akuzuar ashpër kreun e Grupit parlamentar të PS, Taulant Ballën, sot në Kuvend se ai është nën hetim për pastrim parash dhe ka zbuluar një detaj, duke iu drejtuar kryeministrit: “Mjafton të kishe pyetur Drejtorin tënd të Policisë se ç’ka bërë ky para një muaji me një nga të akuzuarit zyrtarisht nga Prokuroria e Elbasanit në Rumani”, theksoi ai.

“Edi Rama, – tha Basha, – nga të gjithë njerëzit që mund të zgjidhje në parti dhe në grupin tënd parlamentar, për të bërë furunën e radhës në gotë me qëllim që t’i ikësh pyetjeve që s’u jep dot përgjigje për Saimir Tahirin tënd, për Habilajn, për Balilaj, për vëllanë e ministrit tënd të Brendshëm, për llogaritë offshore për të ciat ka akuzuar oSBE-ja me emër dhe mbiemër me vlerë 200 milionë euro, nga të gjithë që zgjodhe i vure gishtin këtij.

Nuk e di apo nuk do ta dish që ky ka rënë në rrjetën e pastrimit të parave prej vitesh dhe që nuk e mbron dot më as imuniteti parlamentar dhe as fjalimet e stisura këtu në këtë stendë. Mjafton të kishe pyetur drejtorin tënd të Policisë se ç’ka bërë ky para një muaji me një nga të akuzuarit zyrtarisht nga Prokuroria e Elbasanit në Rumani.

Po kjo është vetëm maja e aisbergut të zi mbi të cilin e ke ulur dhe e rrotullon si piruetë për një axhendë të pastër politike. Shqiptarët e dinë , PD-ja ka deklaruar çdo shpenzim në KQZ sipas ligjit. Mos prit deri të hënën, çoje sot në prokurori, çoja dhe FBI-së në ministrinë e Brendshme ta hetojë. Nuk ka asgjë për ta fshehur PD-ja. Partia që fsheh milionat, miliardat e krimit, njeriu që be bën këtë, je vetëm ti Edi Rama dhe shenjë e dëshpërimit e një njeriu që duhet dhe ëhstë nën hetim për pastrim parash.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.