E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha – Ramës: Gojën opozitës nuk ja mbyll dot!
Politikë

Basha – Ramës: Gojën opozitës nuk ja mbyll dot!

Je bërë rob i marrëveshjes me oligarkët.

Kreu i Partisë Demokratike ka folur në një dalje për mediat pas mbledhjes së Grupit Parlamen

“Jam këtu për sa i përket qëndrimit të PD-së në seancë plenare dhe aktivitet parlamentar. Kjo në vijim të ngjarjes së shëmtuar të javës së kaluar dhe dy javëve të kaluar ku Edi Rama përmes Gramoz Ruçit u mundua të dhunojë rregulloren duke i mbyllur gojën opozitës. Kjo nuk ka për t’u pranuar kurrë dhe nuk do të ndodhë, e kundërta do të ndodhë. Ne do të intensifikojmë aktivitetin tonë parlamentar duke rikthyer një praktikë konform rregullores që është praktika e seancës së pyetjeve”, deklaroi kreu i PD-së.

Basha u shpreh se Rama ka zgjedhur të bëjë kompromis me krimin dhe se është bërë rob i marrëveshjes me oligarkët.

“Do kërkojmë seancë pyetjes për të vendosur Ramën dhe ministrat e tij para përgjegjësisë, i cili po mundohet të largohet çdo ditë herë si bahçevan e herë si kopshtar. Paska hapur kopshtin për qytetarët, ndërkohë që iu rrit taksat në anën tjetër iu jep bar”, tha Basha.

“Opozita do të intensifikojë aktivitetin parlamentar. Ne jemi i vetmi vend që nuk po na hapen negociatat për në BE”, ka thënë kreu i selisë blu  ka folur në lidhje me aksionin e mëtejshëm të kësaj force politike dhe veprimet në vijim.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.