E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha rrëfen incidentin në lokal, me tatimorët duke drekuar me vajzat
Politikë

Basha rrëfen incidentin në lokal, me tatimorët duke drekuar me vajzat

Basha rrëfen incidentin në lokal, çfarë i kishte ndodhur duke drekuar me vajzat
Kreu i PD-së Lulzim Basha duke folur gjatë ditës së sotme në Kuvend, rrëfeu një eksperience personale me tatimorët, të cilën e cilësoi skandaloze.

Ai u shpreh se të gjithë skenën e kishte parë me sytë e tij në një ditë pushimi teksa drekonte me gruan dhe dy vajzat në një lokal në periferi të Tiranës. Sipas Bashës, tatimorët që ai i quajti taksidarë u sollën në mënyrë skandaloze duke terrorizuar gjithë lokalin.

“Mënyra se si u sollën ishte skandaloze, nisën të numëronin faturat dhe pjatat e çdo klienti. Klientët u shqetësuan, pronarët gjithashtu. Pasi u larguan e zonja e lokalit mu afrua dhe më tha se për tre muaj ka marrë disa gjoba milionëshe”,- tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.