E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bashës i ka mbetur vetëm një rrugë…!
OP-ED

Bashës i ka mbetur vetëm një rrugë…!

Formatim i qeverisë me Kryeministër  Edi Ramën  ka qenë  një kusht i pamjaftueshëm për Lulzim Bashën.  Ka shumë opinione se ai ka marrë maksimumin e mundshëm por ai e ka
ende një rrugë…

 


 

Negociatorët  e kanë takuar në selinë e PD i kanë ofruar Bashës një paketë maksimale.

Së pari një qeveri Rama me shumë ministra teknikë. Pra një zgjidhje kompromisi mes asaj që kërkon PD dhe asaj që mbron PS. Një formulë që i shkon më pranë idesë të qeverisë së besimit që ka propozuar LSI. Ministri i brendshëm te jetë teknik i propozuar nga PD.

Oferta e dytë e madhe për Bashën ka qenë shtyrja e zgjedhjeve deri në datën 16 korrik. Me këto dy variante në xhep negociatorët europianë kanë insistuar ta ulin Bashën një tryezë dialogu treshe. Ata i kanë thënë shefit të PD-së se këto lëshime i kishin të rakorduar edhe me dyshen Rama – Meta.

Por qëndrimi i Bashës ka qenë i prerë. Një qeveri me Ramën kryeministër nuk jep garanci për zgjedhje të lira. E dyta nëse data shtyhet për 16 korrik, ajo është një periudhë e pamjaftueshme për të rregulluar ndonjë gjë nga të gjitha defektet që ka vërejtur opozita.

Megjithëse lëshime të tilla Basha as nuk i imagjinonte përpara 18 shkurtit, ai i ka refuzuar ato. Shumë media proqeveritare  mendojnë se Basha duke qëndruar stoik vendimit të tij për qeveri teknike po e çon  në rrugë pa krye PD-në duke dalë  hapur kundër frymës perendimore. Në  fakt e vetmja rrugë që i ka mbetur Bashës pas këtyre bisedimeve është vetëm një : Të mos tërhiqet nga vendimi i finalizuar opozitar : Me Ramën është thjesht e Pamundur të ketë zgjedhje të ndershme dhe Lira! /Publik.live

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.